Aktualitet

Digjet furgoni i policisë bashkiake, shkrumbohet edhe ‘Smart’-i përpara Bashkisë së Kamzës, policia jep detaje (VD)

25 Dhjetor 2019, 08:55 Nga DOSJA
Digjet furgoni i policisë bashkiake, shkrumbohet edhe ‘Smart’-i

TIRANË- Dy automjete janë djegur mëngjesin e sotëm para bashkisë Kamëz. Mësohet se ka marrë flakë një automjet tip “Smart” dhe një furgon i policisë bashkiake. Fillimisht flakët kanë nisur si pasojë e një defekti teknik në mjetin tip “Smart”. Si pasojë e flakëve janë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.

Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen dy automjete ne kamez digjet furgoni i policise digjen dy automjete ne kamez digjet furgoni i policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...