Politike

E njihni Ilir Beqajn? Rrapaj: Nuk kemi pasur miqësi! E njoha në një aktivitet të qeverisë shqiptare

Ai u pyet po ashtu nëse e ka ndihmuar në një spital në Itali dhe nëse ka dijeni për një shtëpi që ish-ministri ka blerë atje, pas fillimit të koncensionit të Sterilizimit.

11 Nëntor 2024, 13:05 Nga r.ll

 

E njihni Ilir Beqajn? Rrapaj: Nuk kemi pasur miqësi! E njoha në
ilir rrapaj

 

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ishte e para që ka nisur me pyetjet për Rrapajn, ku një ndër to ishte edhe si është njohur me ish-ministrin Ilir Beqaj. 

Biznesmeni u shpreh se e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të qeverisë shqiptare. Ai u pyet po ashtu nëse e ka ndihmuar në një spital në Itali dhe nëse ka dijeni për një shtëpi që ish-ministri ka blerë atje, pas fillimit të koncensionit të Sterilizimit.

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?

Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.

Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Po në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare, një përshëndetje. Aty kam pasur rastin që fillimisht t’i njoh se kush janë.

Vokshi: Nuk keni biseduar?

Rrapaj: Ishin mbi 400 pjesëmarrës dhe secilit i është ofruar një përshëndetje mirëseardhjeje në tavolinë, asgjë më shumë.

Vokshi: Kur ai ka pësuar aksident në Itali, nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet?

Rrapaj: Jo zonjë, më vjen keq që s’kam qenë.

Vokshi: Beqaj e ka pranuar vetë dhe ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Rrapaj: Është 850 km larg nga ku rri unë, as  e njoh dhe se kam njohur ndonjëherë. Uroj të mos njoh njerëz nëpërmjet spitaleve.

Vokshi: A keni dijeni për një shtëpi, vilë që ka blerë Ilir Beqaj në Itali, pas fillimit të koncensionit të Sterilizimit?

Rrapaj: Jo! Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam

ilir rrapaj albana vokshi komisioni i shendetesise ilir beqaj

Sondazh

Poll