Politike

Berisha: Nuk ka zgjedhje me Ramën, prandaj do luftojmë me çdo mjet për qeverinë teknike

Berisha tha se me kryeministrin Edi Rama në pushtet nuk ka zgjedhje.

11 Nëntor 2024, 13:15 Nga M.B
Berisha: Nuk ka zgjedhje me Ramën, prandaj do luftojmë me çdo
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha tha sot se opozita ka një proces, që është procesi i primareve, me të cilin ne do përzgjedhin deputetët. Berisha tha se me kryeministrin Edi Rama në pushtet nuk ka zgjedhje. Ai shtoi se do të luftojnë me çdo mjet të mosbindjes civile për qeveri teknike.

"Ne kemi një proces, që është procesi i primareve, me të cilin ne do përzgjedhim deputetët. Por ne jemi të përcaktuar qartë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ndaj dhe do luftojmë me çdo mjet të mosbindjes civile për qeveri teknike", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll