Politike

"Kjo tregon fuqinë e Sorosit!" Berisha: Një ditë para dënimit të McGonigalit, Sekretari i Shtetit tha se Rama është i shkëlqyer

Berisha tha se gjykata e Uashingtonit ka dënuar 2.4 vite burg McGonigalin sepse është korruptuar nga kryeministri shqiptar fiks me shumën 225 mijë dollarë.

11 Nëntor 2024, 13:05 Nga M.B

 

"Kjo tregon fuqinë e Sorosit!" Berisha: Një ditë para
Sali Berisha

 

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se një ditë përpara dënimit të McGonigalit Sekretari i Shtetit thotë se Edi Rama është i shkëlqyer. Berisha tha se gjykata e Uashingtonit ka dënuar 2.4 vite burg McGonigalin sepse është korruptuar nga kryeministri shqiptar fiks me shumën 225 mijë dollarë. Ai shtoi se kjo dosje, në vend të dërgohet në gjykatë dhe të dënohet Edi Rama si korruptor, mbyllet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edhe njëherë, kurrë mos më pyet për persona që nuk i njoh. Çdo njeri që nuk e njoh, e marr siç duhet ta marr, të pafajshëm. Unë nuk mund të akuzoj persona që nuk i njoh, por unë po flas për emra që i njoh dhe ua di veprat. Di se si Altin Dumani bllokon, fyen një komb të tërë si bandit. Në SHBA, gjykata e Uashingtonit ka dënuar 2.4 vite burg McGonigalin sepse është korruptuar nga kryeministri shqiptar fiks me shumën 225 mijë dollarë.

Dhe kjo dosje, në vend të dërgohet në gjykatë dhe të dënohet Edi Rama si korruptor tashmë i mirënjohur, mbyllet nga Lake Dumani. Mbyllet nga një njeri që kryen aktet më të shëmtuara që mund të ketë kryer kush. Ja pra ku është, ai, ish-kryezbuluesi i SHBA është në burg se u korruptua nga Edi Rama, kurse Edi Rama mban leksione morali poshtë e përpjetë dhe u tregon atyre që goja nuk ma thotë.

Po mirë ia bën, se një ditë përpara dënimit të McGonigalit, vjen për vizitë surprizë Sekretari i Shtetit dhe u thotë se Edi Rama është i shkëlqyer. Imagjinoni ju se cila është fuqia e Xhorxh Sorosit. Shkëlqimi i madh i Edi Ramës se ka rekrutuar McGonigalin. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë se këta njerëz në këtë vend të vogël kanë shumë probleme, por një problem nuk e kanë, nuk janë të pamençur, dinë shumë mirë të dallojnë dhe vlerësojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll