Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në superndeshjen e Serisë A, Napoli-Inter!

Në përfundim të javës së 12-të, ka një ngjeshje të pazakontë të renditjes në zonën e kreut, me gjashtë skuadra që ndahen me vetëm dy pikë.

10 Nëntor 2024, 23:49 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në superndeshjen e Serisë A, Napoli-Inter!

ITALI - Hakan Calhanoglu “engjëlli dhe djalli” i Interit. Mesfushori i Interit realizoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij në sfidën e kreut të Serisë A (1-1), kundër Napolit, në “San Siro”, por njëkohësisht humbi një 11-metërsh, që e lejoi skuadrën e Contes të largohej me pikë nga Milani dhe të ruante kreun me një pikë më shumë (25) se ndjekësit më të afërt (Atalanta, Fiorentina, Inter dhe Lazio). I pabesueshëm me goditjen nga distanca, që barazoi rezultatin, por i pafat në goditjen me shumë forcë të penalltisë, që u kthye në lojë nga shtylla.

Zhblloket shumë shpejt rezultati në Inter-Napoli. Në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, skocezi Scott McTominay, i gjendur në kohën dhe vendin e duhur, devijon topin drejt rrjetës.

Ka meritën e tij edhe Rrahmani, që ndihmon në devijimin e topit drejt McTominay. Nuk mund të bënte asgjë Sommer. Reagon në fundin e pjesës së parë Interi: Calhanoglu lëshon një predhë nga mbi 25 metra, duke mos i lënë asnjë shans portierit Meret, 1-1. Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë, me Interin që humbi një shans të artë për të përmbysur shifrat: penallti për zikaltrit në minutën e 74-t, por Calhanoglu godet shtyllën.

Në përfundim të javës së 12-të, ka një ngjeshje të pazakontë të renditjes në zonën e kreut, me gjashtë skuadra që ndahen me vetëm dy pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll