Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Londrës, Chelsea dhe Arsenali ndalen në barazim!

Ky derbi i Londrës të mbyllej pa fitues, me të dyja skuadrat që fituan na një pozicion në renditje në përfundim të javës së 11-të.

10 Nëntor 2024, 21:49 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Londrës, Chelsea dhe Arsenali ndalen

ANGLI - Mbyllet pa fitues (1-1) derbi i Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit i zhvilluar në “Stamford Bridge”, rezultat që kënaq më shumë rivalët për zonën Champions dhe sigurisht Liverpoolin kryesues, që me plot nëntë pikë më shumë në renditje duket se nuk i llogarit, për momentin, në garën për titullin kampion.

Pjesa e parë ishte me përplasje të forta në fushë, çka reflektohet me katër kartonët e verdhë të nxjerrë nga kryesori, tre për Chelsea-n e një për Arsenalin, me “topçinjtë” që e gjetën golin me Havertz, i anuluar më pas nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 60-të vjen goli që ndezi më shumë takimin: Odegaard shërbeu për Martinellin, i cili çoi në ekstazë tifozët miq. Blutë nuk e humbën toruan, përkundrazi në minutën e 70-të barazuan me Neton, i shërbyer në këtë rast nga Enzo Fernandez.

Kaq mjaftoi që ky derbi i Londrës të mbyllej pa fitues, me të dyja skuadrat që fituan na një pozicion në renditje në përfundim të javës së 11-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll