Sport

Laçi 'humbet' 2 pikë ndaj Elbasanit, pas barazimit 1-1!

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me trajnerët Italian Bordin e Moriero që ndahen në “paqe” pas një ndeshjeje emocionuese. Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë dhe Elbasani 17 pikë.

10 Nëntor 2024, 17:03 Nga DOSJA

Laçi 'humbet' 2 pikë ndaj Elbasanit, pas barazimit 1-1!

ELBASAN - Shënohet barazimi i tretë 1-1 në javën e 13-të të Kategorisë Superiore në takimin mes Laçit dhe Elbasanit, me skuadrat të detyruara për të ndarë pikët.

Në fakt, më shumë keqardhje për dy pikë të humbura kanë miqtë, që humbën një 11-metërsh në pjesën e parë, moment që mund t’i kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës.

Golin që zhbllokoi rezultatin, e realizoi me Mjakin që në minutën e tretë. Verdheblutë reaguan shpejt dhe fituan një 11-metërsh në minutën e 14-të me “ndihmën” e VAR-it, por Tsague gaboi nga pika e bardhë.

Gjithsesi, futbollisti i Elbasani e shleu gabimin në minutën e 59-të, duke përfituar nga mos largimi si duhet i topit nga mbrojtja vendëse.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me trajnerët italianë Bordin e Moriero që ndahen në “paqe” pas një ndeshjeje emocionuese. Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë dhe Elbasani 17 pikë.

Laçi 'humbet' 2 pikë ndaj Elbasanit, pas barazimit 1-1!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2024, 12:30

Mbyllet sezoni për Leo Messin!...

SHBA - Lionel Messi tani fillon pushimet! Në të vërtetë, Inter Miami u eliminua në raundin e parë të play-offs të MLS ...