Sport

Nuk është e thënë, Berat Gjimshiti humbet përsëri ndeshjet e kombëtares!

Ishte e pamundur që mbrojtësi kuqezi të vazhdonte lojën, kështu që u zëvendësua nga trajneri Gasperini me Ederson. Në përfundim të takimit, Gasperini deklaroi se Gjimshiti ka një përdredhje në këmbë dhe se shkallën e dëmtimit do ta përcaktojnë ekzaminimet e mëtejshme.

10 Nëntor 2024, 17:00 Nga DOSJA
Nuk është e thënë, Berat Gjimshiti humbet përsëri
foto ilustruese

ITALI - Atalanta fitoi me përmbysje 2-1 me Udinesen në Bergamo në një takim gjatë të cilit kapiteni Berat Gjimshiti doli i dëmtuar nga fushë, duke shqetësuar shumë stafin e Kombëtares Shqiptarë para ndeshjeve të fundit të Nations League kundër Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”.

Ishte minuta e 22-të e takimit kur pas një përplasjeje me Florian Thauvin të Udineses, Gjimshiti mbeti i lënduar, duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Ishte e pamundur që mbrojtësi kuqezi të vazhdonte lojën, kështu që u zëvendësua nga trajneri Gasperini me Ederson. Në përfundim të takimit, Gasperini deklaroi se Gjimshiti ka një përdredhje në këmbë dhe se shkallën e dëmtimit do ta përcaktojnë ekzaminimet e mëtejshme.

Duket shumë e vështirë që mbrojtësi i Atalantës të vihet në dispozicion të Sylvinhos për dy ndeshjet e Nations League. Fatkeqësisht, kapiteni ka munguar edhe në grumbullimet e shtatorit dhe tetorit me kombëtaren po për arsye dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2024, 12:30

Mbyllet sezoni për Leo Messin!...

SHBA - Lionel Messi tani fillon pushimet! Në të vërtetë, Inter Miami u eliminua në raundin e parë të play-offs të MLS ...