Sport

Superiorja/ Magani starton me “poker”, Tirana arrin fitoren e dytë ndaj Bylisit...

Bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 përballë ballshiotëve

10 Nëntor 2024, 20:18 Nga DOSJA

Superiorja/ Magani starton me “poker”, Tirana arrin fitoren e

DURRES - Rregulli i pashkruar i ndryshimeve në pankinë, nuk pati përjashtim edhe tek bardheblutë. Trajneri i ri Gugash Magani e ka nisur me fitore aventurën e tij në stolin e Tiranës, ndërsa formacioni bardheblu ka triumfuar me rezultatin 4-0 përballë Bylisit në sfidën e javës së 13-të të Abissnet Superiores.

Në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, formacioni bardheblu nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren ndaj ballshiotëve. Pas një goli të Dembele, të anuluar në minutën e 8-të, të besuarit e Maganit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së pare, me një penallti të kthyer në gol nga Jarmouni (43’).

Në minutën e 68-të është edhe njëherë Jarmouni që ka dyfishuar pas një aksioni të shpejtë, ndërsa golin e tretë e ka shënuar Ismajli në minutën e 81-të, i aktivizuar në vend të Soler (64’). Për të mbyllur të gjitha llogaritë ka menduar Bajrovic (90’) në fundin e takimit.

Një fitore me “poker” golash (4-0), e dytë në këtë sezon të Superiores (2 fitore, 8 barazime, 3 humbje), e cila e rendit Tiranën në vendi i 7-të në renditje me 14 pikë. Bylisi mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll