Sport

Lazio fiton edhe ndaj Monzas dhe ngjitet në kuotën e 25 pikëve! - VIDEO

Synimet janë të qarta për klubin e Lotitos dhe përfshirja në Champions mbetet kryeobjektivi.

10 Nëntor 2024, 21:54 Nga DOSJA
Lazio fiton edhe ndaj Monzas dhe ngjitet në kuotën e 25 pikëve! -

ITALI - Lazio ka arritur të fitojë kundër Monza-s në Serie A me rezultat 1-0. Ekipi i Elseid Hysajt, ndryshe nga rivalët e qytetit kanë dal me kokën lart nga sfida e javës.

Të besuarit e Baroni kanë luajtën mirë dhe i janë falur super golit të Zaçagnit, i cili që pas largimit të Immobile ka marrë shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Italiani është mësuar të realizojë perlat si ajo në Europian përballë Kroacisë, e tani me një driblim dhe goditje potente i jep 3 pikët lacialëve.

Transferta e Monzës është e vështirë pasi kujtojmë ata trajnohen nga një emër legjendar si Nesta. Klubi i “Shqiponjave” nga Roma ka arritur në kuotën e 25 pikëve. Synimet janë të qarta për klubin e Lotitos dhe përfshirja në Champions mbetet kryeobjektivi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll