Sport

Roma mundet edhe nga Bologna, drejtuesit shkarkojnë Juriç!

Roma ka shkarkuar Ivan Juric . Humbja në shtëpi kundër Bolonjës ishte fatale për trajnerin kroat , me njoftimin e përfundimit të marrëdhënies që mbërriti pak minuta pas vërshëllimës së fundit: “Duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit

10 Nëntor 2024, 17:44 Nga DOSJA
Roma mundet edhe nga Bologna, drejtuesit shkarkojnë Juriç!

ITALI - Roma nuk sheh dritë në fund të tunelit nën drejtimin e Juric. Skuadra verdhekuqe u mund 2-3 në shtëpi nga Bolonga, duke shënuar disfatën e e katërt në pesë javët e fundit të Serisë A.

Në “Olimpico”, në një klimë proteste, skuadra e Juric nuk gjeti reagimin e shpresuar në fushë, duke u ndëshkuar në minutën e 25-të nga Castro.

Në pjesën e dytë as dygolëshi i El Shaarawy (63' dhe 82') nuk mjaftoi që verdhekuqtë të ndërpresin periudhën negative, pasi Bologna në këtë fraksion realizoi dy herë të tjerë me Orsolinin (66') dhe Karlsson (77').

Në vërshëllimën e fundit, pakënaqësia e tifozëve vendas ishte e qartë për një disfatë që mund t’i japë fund përvojës së Juric në stolin e Romës. Dhe në fakt vetëm pak pas bhumbjes drejtuesit kanë vendosur.

Është zyrtare:  Roma ka shkarkuar Ivan Juric . Humbja në shtëpi kundër Bolonjës ishte fatale për trajnerin kroat , me njoftimin e përfundimit të marrëdhënies që mbërriti pak minuta pas vërshëllimës së fundit: “Duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit – lexojmë në një shënim nga klubi verdhekuq. 

Ai ka menaxhuar një ambient të vështirë me profesionalizëm maksimal dhe për këtë i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij. Ndër emrat më të nxehtë, edhe pse negocimi nuk është shumë i thjeshtë, është ai i ish-trajnerit Roberto Mancini.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll