Politike

"Dy liderët e opozitës u burgosën pa fakte"/ Blushi në protestë: Shqipëria në kushtet e emergjencës, Rama ka në agjendë shpopullimin e vendit

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin, për të ndërtuar një "narko-shtet".

8 Nëntor 2024, 11:56 Nga r.ll
"Dy liderët e opozitës u burgosën pa fakte"/ Blushi
tedi blushi

TIRANË- Në protestën para bashkisë Tiranë ka mabjtur fjalën e tij edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai tha se Shqipëria është sot në kushtet e emergjencës.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin, për të ndërtuar një "narko-shtet". Blushi ka theksuar se liderët opozitarë Sali Berisha e Ilir Meta u burgosën pa fakte e pa dëshmi.

“Veliaj është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë për kombin shqiptar. Sot është ditëlindja e Arben Krajës, Altin Dumanit, për të instaluar me dhunë diktaturën, që shërbejnë si vrasës me pagesë të opozitës. Faktet për korrupsionin e përditshëm të Ramës dhe Veliajt janë në dritë të diellit, janë këto kulla droge, që SPAK nuk i sheh, fakt është firma e Veliajt, që i hapi rrugë inceratorit të Tiranës, që Altin Dumani nuk i sheh, faktet janë rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro. Meta e Berisha u burgosën pa fakte e pa dëshmi. Po asgjësohet opozita. Sot Shqipëria është në kushtet e emergjencës. Rama ka agjendë për shpopullimin e vendit, kemi ndërtuar një narko-shtet. T’ju thyejmë dhëmbët këtyre banditëve, që burgosin qytetarët e lirë, ata patriotë që luftojnë në mbrojtje të interesit kombëtar”, tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll