Politike

"Shëndetësia"/ PD kërkon sërish zgjatje të hetimeve, Vokshi: Po avullojnë dëshmitarët, kanë nisur të gjithë të sëmuren rëndë

Anëtarët e PD-së kanë kërkuar zgjatje të hetimeve të komisionit, pasi sipas tyre, mazhoranca ka thirrur dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët në mënyrë të njëanshme. 

8 Nëntor 2024, 11:03 Nga r.ll
"Shëndetësia"/ PD kërkon sërish zgjatje të
albana vokshi

TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetës po zhvillon sot mbledhjen e rradhës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar zgjatje të hetimeve të komisionit, pasi sipas tyre, mazhoranca ka thirrur dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët në mënyrë të njëanshme. 

"Ky komision në moralin e vet, i kërkoj kolegëve të maxhorancës që kanë zhvilluar seanca pa opozitën, ti bëjmë thirrje kryetares së kuvendit ta shtyjmë sërish këtë komision. Emrat ju i keni thirrur në mënyrë të njëanshme.", u shpreh deputetja Zheni Gjergji. 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi nga ana tjetër tha se dëshmitarët kanë nisur të mos vijnë duke sjellë arsye nga më të ndryshmet. Vokshi tha se dhe 3 aksionarët e kompanive italiane të cilat merren me sterilizimin kanë refuzuar pjesmarrjen për dëshminë në komision, duke i dhënë më shumë prioritet punëve të tyre personale. Më tej tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh të hënën, do të njoftohet policia dhe do të merren masa për praninë e tyre në komisionin hetimor.

"Po avullojnë dëshmitarët, kanë nisur të gjithë të sëmuren rëndë, sjellin epikriza dhe raporte 10 ditore. Lëmi 2 dëshmitarë që ishin thirrur sot për të dëshmuar, Altin Biba sjell një raport 10 ditor dhe nuk paraqitet. Artan Lleshi solli epikrizë që nuk është as raport, për dyshime për një problem shëndetësor. E solli sot paradite edhe pse epikriza u bë me 18 tetor, sjellje jo serioze. Dëshmia e tij sipas nesh ishte kyçe. Administratoret dhe aksionerët e 3 prej 4 kompanive që merren me sterilizimin, kanë marrë miliona si kompani dhe konsulentë, kanë refuzuar 2 herë dëshminë. Kanë deklaruar se janë në Rumani dhe interesin privat e konsiderojnë më të rëndësishëm se pjesëmarrja në komision. T’i thërrasim të paraqiten të hënën pranë komisionit dhe të dëshmojnë, ose ndryshe do të kërkohet ndihma e policisë dhe do të merren masat e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në komision.", tha Vokshi. 

komisioni i shendetesise 8 nentor 2024

Sondazh

Poll