8 Nëntor 2024, 11:35
Nga N.F
Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shprehur se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen. Ministri më tej theksoi se në perspektivë kanë një masterplan ndërsa shtoi se do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza.
Ai shtoi se këto burgje kanë struktura të amortizuara që kushtojnë për mirëmbajtje prandaj do t’i mbyllin. Ministri shtoi se nuk po hapin institucione të reja. Manja tha se Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim dhe se po e transformojnë në një institucion të ri modern për t’i shërbyer zonës, sistemit por edhe Kosovës.
“Kemi mbyllur institucione të vuajtjes së dënimit dhe do t’i vazhdojmë t’i mbyllim të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit që kemi trashëguar nga koha e komunizmit. Në perspektivë, sepse kanë një masterplan, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza. Janë institucione të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga koha e komunizmit. Janë struktura të amortizuara që neve na kushtojnë mirëmbajtje, do t’i mbyllim ata. Nuk po hapim institucione të reja. Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim, por e transformojmë në një institucion të ri modern, për t’i shërbyer zonës, sistemit, por edhe Kosovës.
E dyta, ndërtimi i institutit të ri të të miturve, do të jetë modern. Sigurisht që do të hapet kur të mbyllet institucioni i vuajtjes së dënimit për të miturit në Kavajë. Mbyllje e strukturave të vjetra dhe ofrimi i shërbimit të struktura të reja. Për punësimin në burgje, nuk kemi pasur probleme, kemi zbatuar kuadrin ligjor, kemi bërë tentativa për t’i punësuar në sektorin privat, kërkesa kemi patur, por ende s’kemi bërë të mundur bashkëpunimin mes sistemit të burgjeve dhe atyre privat," tha Manja.
manja burgje
Politike
8 Nëntor 2024, 11:29
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, anëtarët e opozit&...
Politike
8 Nëntor 2024, 11:20
N.F
Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çësht...
Politike
8 Nëntor 2024, 11:00
N.F
Manja
TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve ka nisur me replika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së t...
Politike
8 Nëntor 2024, 11:03
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetës po zhvillon sot mbledhjen e rradhës. Anëtarët...
Politike
8 Nëntor 2024, 10:47
N.F
Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Li...
Politike
8 Nëntor 2024, 08:56
N.F
Samiti
BUDAPEST- SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm nj...
Politike
8 Nëntor 2024, 08:43
r.ll
pamje nga samiti
BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga vizita e tij dje në Budapest, ku mori pjesë...
Politike
7 Nëntor 2024, 22:18
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se koha e mashtrimeve ka përfunduar dhe “...
Politike
7 Nëntor 2024, 22:06
ZH.LL
Intervista e Metës për 'Frontline'
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta e konsideron burgosjen e tij një masë ekstreme. Meta d...
Politike
7 Nëntor 2024, 19:18
I.A
Armando Subashi
FIER-Këshilli Bashkiak i Fierit me votë unanime vendosi të rrisë pagat, bazuar në vendimin e Këshillit t...