Politike

FOTOLAJM/ Nga çaji me Zelenskyy te biseda me Macron, Rama publikon pamjet nga samiti në Budapest: Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian

Në fotot e publikuara nga Rama shihen disa nga liderët evropiane.

8 Nëntor 2024, 08:43 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Nga çaji me Zelenskyy te biseda me Macron, Rama publikon pamjet
pamje nga samiti

BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga vizita e tij dje në Budapest, ku mori pjesë në samitin e radhës i Komunitetit Politik Europian. 

Në fotot e publikuara nga Rama shihen disa nga liderët evropiane. Krahas pamjeve, ai shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

edi rama budapest

Sondazh

Poll