Politike

“Paraburgim i ri në Kukës”, Manja: Do të akomodohen të burgosurit nga Kosova! Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron

Ministri shtoi se investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Sipas tij ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. Manja theksoi se e kanë konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. 

8 Nëntor 2024, 10:47 Nga N.F
“Paraburgim i ri në Kukës”, Manja: Do të akomodohen
Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Manja u shpreh se IVP do të ndërtojë një paraburgim në Kukës dhe do të jetë në të mirë të shqiptarëve të Kosovës. Ministri u shpreh se ata janë të shumtë në numër dhe ndërtimi i këtij paraburgimi sjellë që ata të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre.

“Shqipëria është tashmë një vend i hapur. Me Kosovën nuk kemi më asgjë të ndarë. Në institucionet tona të paraburgimit dhe dënimit ka një numër të konsiderueshëm shtetas të Kosovës. Shtetasit e Kosovës me ndërtimin e paraburgimit të Kukësit do të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre. Momentalisht janë të shpërndarë në të gjithë IVP në vend, por tani do t’u mundësohet vuajtja e dënimit pranë familjeve”, tha ai.

Ministri shtoi se investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Sipas tij ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. Manja theksoi se e kanë konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. 

“Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. E kemi konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. Sepse edhe dinamikat e ngjarjeve ndryshojnë çdo ditë. Situata që drejtori i përgjithshëm i burgjeve i ka sqaruar”, tha ai.

Ministri dha disa detaje edhe në lidhje me Institutin e të miturve që do të ndërtohet në Tiranë. Ai tha se procedurat tashmë kanë mbaruar, dhe shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i këtij institucioni në Mëzez.

ulsi manja paraburgim ne kukes

Sondazh

Poll