Politike

Si ndihet presidenti i PL-së në burg? Meta: Ndihem shumë krenar që edhe këtu jam i lirë (Asnjë fjalë për Kryemadhin)

Nga qelia e paraburgimit tek 313, Meta në një intervistë për emisionin “Frontline’ në Report Tv, tha se Shqipëria edhe sot është nën regjim mafioz prej atij akti tragjik dhe të vetëdijshëm të drejtuesve të opozitës në atë kohë që vazhdojnë t’i shërbejnë regjimit kundër opozitës.

7 Nëntor 2024, 22:18 Nga E. D
Si ndihet presidenti i PL-së në burg? Meta: Ndihem shumë krenar
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se koha e mashtrimeve ka përfunduar dhe “mish për top” janë bërë dhjetëra mijëra shqiptarë të rinj që u larguan nga vendi dhe ishin pjesa më aktive e LSI. Nga qelia e paraburgimit tek 313, Meta në një intervistë për emisionin “Frontline’ në Report Tv, tha se Shqipëria edhe sot është nën regjim mafioz prej atij akti tragjik dhe të vetëdijshëm të drejtuesve të opozitës në atë kohë që vazhdojnë t’i shërbejnë regjimit kundër opozitës.

Meta duke iu përgjigjur pyetje sesi ndihet në burg ai tha se është shumë krenar që edhe në burg është i lirë pavarësisht izolimi ekstrem. Gjithashtu Meta tha se ushtrohet çdo ditë dhe do të dal shumë më i fortë edhe politikisht edhe fizikisht nga burgu. 

Pjesë nga intervista:

Znj.Kryemadhi ka thënë që për ju mund të bënte krim pasioni, se ju ka dashur dhe do t’ju dojë. Ju pse keni refuzuar çdo takim me të? Apo është bërë Kryemadhi siç tha në Parlament, “mish për top”?

Ilir Meta: Koha e mashtrimeve ka përfunduar dhe më vjen keq që “mish për top” janë bërë dhjetëra mijëra shqiptarë të rinj që u larguan nga vendi dhe ishin pjesa më aktive e LSI dikur përpara se të digjeshin me pasion (jashtë çdo logjike dhe përgjegjshmërie) 19 mandatet e LSI për t’i dhuruar Edi Ramës të gjitha pushtetet dhe për ta lënë Presidentin e Republikës të vetëm për dy vite e gjysëm të rrethuar nga një Parlament bandë që e kërcënonte çdo ditë për shkarkim vetëm pse mbronte Kushtetutën, Kosovën dhe Detin. Shqipëria dhe sot është nën këtë regjim mafioz prej atij akti tragjik dhe të vetëdijshëm të drejtuesve të opozitës në atë kohë që vazhdojnë t’i shërbejnë regjimit kundër opozitës.

Si ndihet Ilir Meta në burg? Sa e vështirë është të jesh një “Ilir” në burg?

Ilir Meta: Ndihem shumë krenar që edhe këtu jam Ilir, pavarësisht nga izolimi ekstrem. M’u deshën 10 ditë për të marrë orën e dorës! Por prapë ushtrohem çdo ditë sepse kjo është Maratonë dhe do të dal shumë më i fortë edhe politikisht edhe fizikisht nga këtu. Malet tona më të larta edhe këtu.

ilir meta

Sondazh

Poll