Politike

“Një përdorues droge dënohet njësoj si trafikanti”/ Manja-Korreshit: Do miratojmë Kodin e Ri Penal sipas standardeve europiane!

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij i tha ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja se shumë qytetarë po vuajnë dënime me burg sepse janë përdorues të drogës dhe janë kapur me doza të vogla ndërsa dënohen njësoj si trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës.

8 Nëntor 2024, 11:00 Nga N.F
“Një përdorues droge dënohet njësoj si
Manja

TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve ka nisur me replika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij i tha ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja se shumë qytetarë po vuajnë dënime me burg sepse janë përdorues të drogës dhe janë kapur me doza të vogla ndërsa dënohen njësoj si trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës.

Ndërkohë ministri Manja u përgjigj duke thënë se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane. Ai shtoi se duhet që të shmanget sa më tepër masa e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda.

Saimir Korreshi: Di që janë në burgje njerëz vetëm pse janë përdorues të drogës dhe jo shpërndarës. A po bëhet gjë në lidhje me këtë problem, që ai përdoruesi që kapet me 0.75 gram mos dënohet njësoj si ai që kapet me 1 kg drogë?

Ulsi Manja: Zëri më i madh i të ardhurave të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë për burgjet.  Ne na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me atë të BE dhe kërkohet të vihet në miratim Kodi i ri Penal. Politika e dënimit duhet të jetë brenda standardeve të BE-së. Burgu duhet të jetë si masë ekstreme. I qëndroj asaj që kam thënë, në projektin e ri të Kodit Penal, duhet të kemi politikë dënimi që të përpiqet ta ndalojë sa më tepër dënimin me burg, për vepra jo të rënda.

Kur të vijë Kodi i Ri Penal, do të jetë për disa dekada në fuqi. Kodi i Ri Penal duhet të konsultohet publikisht dhe duhet të koordinohet me Brukselin. Kemi 20 zyra të ndihmës juridike në gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

korreshi manja

Sondazh

Poll