Politike

Jo vetëm Sako/ Armando Subashi e bën pagën e vet 2.9 milionë lekë

 Kryebashkiaku, Armando Subashi e bëri pagën e tij mujore 2.9 milionë lek (të vjetra), ndërsa tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj do të paguhen 2.2 milion lekë (të vjetra) në muaj.

7 Nëntor 2024, 19:18 Nga I.A
Jo vetëm Sako/ Armando Subashi e bën pagën e vet 2.9 milionë
Armando Subashi

FIER-Këshilli Bashkiak i Fierit me votë unanime vendosi të rrisë pagat, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kryebashkiaku, Armando Subashi e bëri pagën e tij mujore 2.9 milionë lekë, ndërsa tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj do të paguhen 2.2 milion lekë në muaj. 

Ndërsa për administratorët e njësive vendore dhe për drejtorët e drejtorive, rritja do jetë 22 deri në 25 për qind. Ndërsa për vetë këshilltarët që “vulosën” vendimin rritja do jetë 10%. Mbledhja e këshillit bashkiak është zhvilluar disa ditë më parë pa praninë e medias.

Nga kjo rritje u përjashtuan 817 punonjës të shërbimeve, si shoferë, magaziniere, sanitare, të cilët do vazhdojnë të marrin pagë minimale. 

armando subashi

Sondazh

Poll