Aktualitet

Vráu të fortin e Tiranës në ’97, shtyhet seanca ndaj Arben Grorit që tenton të shpëtojë nga búrgimi i përjetshëm

24 Dhjetor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Vráu të fortin e Tiranës në ’97, shtyhet seanca ndaj

TIRANË– Seanca për dhënien e pretencës ndaj Arben Grorit që akuzohet për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberit në Itali është shtyrë më datë 30 dhjetor 2019. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatit mborjtës të Grorit.

Gjithashtu bëhet me dije se prokurori i çështjes Artan Lulaj, pritet të kërkojë njohjen e vendimit të drejtësisë italiane, e cila ka dhënë burg të përjetshëm për Grorin.

Kush është Arben Grori?

Arben Grori është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, në bashkëpunim me Gerd Gjinarari, i njohur si “Gjenerali”. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori.

Grori u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, për një krim që vetë ai nuk e pranoi kurrë. Më pas vendimi u njoh edhe nga drejtësia shqiptare.

Ndërsa Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. 

Tanimë pas 18 vitesh, Grori kërkon lirinë dhe gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të rihapë çështjen e tij, duke i dhënë të drejtë për rishikimin e vendimit dhe gjykimin e Grorit në fazën fillestare. Procesi është rihapur me kërkesë të Grorit me shpresën se nga burgim i përjetshëm do të dënohet me 25 vite. Tashmë kjo çështje është në pritje për tu gjykuar nga gjyqtarja Valdete Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben grori gert gjinarari vrasja e naim zyberit arben grori gert gjinarari vrasja e naim zyberit

Sondazh

Poll