Aktualitet

Prindër, kini kujdes fëmijët! Sapo u sekuestruan 10 mijë lodrat e tyre të preferuara, janë të rrezikshme

24 Dhjetor 2019, 15:55 Nga DOSJA
Prindër, kini kujdes fëmijët! Sapo u sekuestruan 10 mijë

TIRANË– Mbi 10 mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për fëmijët.

Burime nga Inspektoriati i mbikëqyrjes së tregut bëjnë me dije për Dosja.al se lodrat e sekuestruara janë të llojit ‘slime’, një material tipik plasteline që përdoret edhe si antistres.

Të njëjtat burime theksojnë se pas kontrolleve të inspektoriatit të mbikëqyrjes së tregjeve ky produkt ka dalë problematic dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.

Gjithashtu inspektoriati bën thirrje për të gjithë prindërit që të kenë kujdes me lodrat që blejnë për fëmijët e tyre dhe të shikojnë mirë vulat që përmbajnë ato.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 10 mije lodra sekuestrohen 10 mije lodra

Sondazh

Poll