Aktualitet

Lezhë/ Tentuan të trafikonin lëndë narkotike, dy në pranga, një në kërkim

24 Dhjetor 2019, 12:52 Nga DOSJA
Lezhë/ Tentuan të trafikonin lëndë narkotike, dy në

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:  I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale: A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër. Policia bën me dije se u sekuestruan 52 kg lëndë narkotike cannabis sativa në mjetin që po udhëtonin të rinjtë.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, operacioni policor “Tranzit”.

Sekuestrohen 52 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt malit të Zi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit”, ku në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, u gjet dhe bllokua mjeti tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona lezhe trafik lendesh narkotike arrestohen dy persona lezhe trafik lendesh narkotike

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2019, 10:24

VIDEO/ Dëbora e parë zbardh edhe Llogoranë

LLOGARA- Dëbora  e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në d...