Aktualitet

Me pije alkoolike të fshehura në bagazh dhe ryshfet policëve, arrestohen dy persona në Lezhë

24 Dhjetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Me pije alkoolike të fshehura në bagazh dhe ryshfet policëve,

LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, pasi janë kapur duke transportuar mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se personat e mësipërm i kanë ofruar ryshfet punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: B. A., 32 vjeç B. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Njoftimi i policisë: 

Lezhë

Transportonin mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme dhe i ofruan ryshfet punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një mjet po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën dhe në Fushë- Milot, Kurbin, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin B. A., 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve B. A. dhe B. S.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona lezhe pije alkolike arrestohen dy persona lezhe pije alkolike

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2019, 10:24

VIDEO/ Dëbora e parë zbardh edhe Llogoranë

LLOGARA- Dëbora  e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në d...