Aktualitet

Polemikat për Festivalin e 58-të, Xhunga: Drejtori i RTSH të dalë dhe të sqarojë situatën, ai është përgjegjës

24 Dhjetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
Polemikat për Festivalin e 58-të, Xhunga: Drejtori i RTSH të

TIRANË- Gazetarja Rudina Xhunga, ka folur për polemikat e për Festivalin e RTSH-së, duke e krahasuar me festivalin e 11 të këngës në kohën e diktaturës. E ftuar sot në rubrikën “Opinion”, në Neës 24, Xhunga shprehet se juria ka qenë profesioniste dhe ka dhënë mendimin e saj profesional dhe për të nuk duhet gjykuar.

Më tej Xhunga ka kërkuar dhe nga drejtori i RTSH që të dalë në një deklaratë për mediat dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur në këtë festival. “Nuk është as Alketa Vejsiu, as Vera Grabocka, as zonja Minga, as Arilena Ara, as Elvana Gjata, të cilët flasin”, tha Xhunga.

A ishte përagjykuar fituesi, a ishte përcaktuar fitesuesi. Keni një mendim për këtë?

“Unë nuk  e ndoqa nga afër festivalin. E pashë në televizor. Është një festival që e organizon Radio Televizioni Shqiptar. Por më ngjau si festivali i 11 me aq zhurmë sa bëri. Kështu që bravo Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut që sollën zhurmë dhe sfiduan posttërmetin, sepse po merreshim vetëm me të. Dua të them që më la shije të mirë fakti që një vajzë me fytyrë të pastër, që këndon dhe kërcen me emocion, një vajzë që qan e të prek në skenë, fitoi vendin e parë. Unë u mora më shumë me personazhin, sesa me këngën e saj, sepse nuk jam muzikologe.

Muzikologe është zonja e nderuar Minga apo zotërinjtë e tjerë të jurisë. E dinë ata pse vendosën, unë nuk e di çfarë ndodhi. Më vjen keq vetëm kur fyen njerëzit. Tani nuk mund të thotë media: “Ajo zonja që i hoqi fitoren Elvana Gjatës.” Zonjën e ka zgjedhur RTSH-ja. Mua më pëlqeu zëri, interpretimi, lotët dhe sidomos portreti i pastër i Arilena Arës  edhe u gëzova që ajo vaizë që pëlqeva, do të na prezantojë në Eurovizion. M’u duk zgjedhja e duhur.

Si shpjegohet fakti që pati një diferencë të thellë gjykimi, nga të huajt edhe shqiptarët?

Për këtë duhet të pyetet zonja Minga, që bëri diferencën. Unë nuk di ta ketë intervistuar njeri deri më tani. Dhe më vjen vërtet keq që herë pas here i vihet faji personave, pa i pyetur më parë. Mbase ajo nuk do të flasë se në këtë trysni e ka të vështirë. Por në të tilla raste, ai që duhet të përgjigjet në fund të festivalit është drejtori që e organizon. Drejtori i festivalit zoti Gëllçi duhet të dalë dhe të shpjegojë çfarë ka ndodhur.

Nuk është as Alketa Vejsiu, as Vera Grabocka, as zonja Minga, as Arilena Ara, as Elvana Gjata, të cilët flasin. Nuk e kanë të ndaluar, por institucioni përgjegjës që del e shpjegon, është RTSH-ja. Dhe ne pasi ta përgëzojmë që bëri festival të bukur dhe na dha kënaqësi të merremi me të gjatë, duhet dhe të dimë, si është shpallur fituesi. Me kaq mbaron e gjitha dhe pastaj vjen viti i ri dhe e harrojmë këtë lajm dhe merremi me lajme të tjera.

Të dielën u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh rudina xhunga festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh rudina xhunga

Sondazh

Poll