Aktualitet

Palma rrëzohet mbi trotuar, plagosen dy kalimtarë në Durrës, qytetari: Më zu poshtë, bërtita Allah… (VD)

24 Dhjetor 2019, 13:00 Nga DOSJA
Palma rrëzohet mbi trotuar, plagosen dy kalimtarë në Durrës,

DURRËS- Një incident ka ndodhur pasditen e sotme  në Durrës. Një pemë palme është këputur duke rënë në trotuar. Si pasojë janë plagosur dy qytetarë, të cilët ishin duke kaluar në rrugë në momentin e rrëzimit të pemës.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”. Mësohet se të plagosurit janë dy burra të moshës rreth 45 vjeç, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin Rajonal të Durrësit.Njëri nga të plagosurit ka fol për Report Tv, ku është shprehur se nuk e kishte parë farë pemën të binte.

“Kur ra, nuk i dhashë dum fare. Vetëm bërtita o Allah Allah. U çova pastaj, më zu poshtë. Ishim përballë me një tjetër.” tha i dëmtuari, i cili ka marrë plagë në fytyrë dhe në trup.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosen kalimtaret rrezohet pema ne durres durres plagosen kalimtaret rrezohet pema ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2019, 10:24

VIDEO/ Dëbora e parë zbardh edhe Llogoranë

LLOGARA- Dëbora  e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në d...