Aktualitet

Miratohet drafti për amnistinë/ Eltida Gjonaj: 28 gra do të lirohen nga burgu, shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord

24 Dhjetor 2019, 13:09 Nga DOSJA
Miratohet drafti për amnistinë/ Eltida Gjonaj: 28 gra do të

Tiranë- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se është miratuar drafti për amistinë për gratë dhe burrat e burgosur. Nëpërmjet një deklaratë për mediet, ministrja u shpreh se 28 gra do të lirohen nga burgu dhe 28 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit.

“Nga amnistia e miratuar me VKM fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë uljen e dënimit 28 të tjera. Nga kjo amnistri përfitojnë shumë burra që vuajnë dënimin e  formës së prerë deri në 2 vjet. Përfitojnë edhe burrat që janë mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u aprovua shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Në përfundim të mbledhjes, ministrja Anila Denaj, doli para mediave dhe tha se vendimi është marrë në mbledhje dhe është një premtim i mbajtur nga qeveria. Shpërblimin prej  3 mijë lekësh të reja e përfitojnë 663 mijë pensionistë.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama deklaroi se donte që në amnisti të përfshiheshin të gjitha gratë e dënuara, por tha se për këtë çështje ka pasur debat pasi ka edhe shumë të dënuara, të cilat kanë vrarë burrat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 28 gra do të lirohen nga burgu amnistia për gratë etilda gjonaj 28 gra do të lirohen nga burgu amnistia për gratë etilda gjonaj

Sondazh

Poll