Politike

Berisha: PD do ti kërkojë Komisionit të Venecias rishqyrtim të reformës në drejtësi

Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtohë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”. Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtohë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

7 Nëntor 2024, 21:57 Nga I.A
Berisha: PD do ti kërkojë Komisionit të Venecias rishqyrtim
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentur impaktin që mund të ketë zgjehdja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania, Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtohë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll