Politike

Ishte arrestuar pasi dilte në përgjimet e Avdylajve, Rama e emëron prefekt të Fierit

Në krye të këtij institucioni është vendosur Arben Cuko, ish-deputet i PS Lushnje dhe ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve.

7 Nëntor 2024, 18:02 Nga I.A
Ishte arrestuar pasi dilte në përgjimet e Avdylajve, Rama e
Arben Cuko

FIER- Ditën e sotme është prezantuar prefekti i Qarkut Fier. Në krye të këtij institucioni është vendosur Arben Cuko, ish-deputet i PS Lushnje dhe ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Detyra e prefektit të qarkut Fier me parë është kryer e komanduar nga Mbarime Isufaj.

Disa ditë më parë Cuko u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen e 21 janarit. Ai deklaroi se ishte  pyetur si person ne dijeni, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.

Arben Çuko u arrestua ne tetor 2018 kuadër të operacionit “VOL-VO 4”, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

arben cuko

Sondazh

Poll