Aktualitet

“Falsifikuan të dhënat në TIMS”, Arbër Çekaj kallëzon penalisht prokurorin Ervin Kondilli dhe oficeren

24 Dhjetor 2019, 11:15 Nga DOSJA
“Falsifikuan të dhënat në TIMS”, Arbër

TIRANË– Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia ka kallëzuar penalisht prokurorin Ervin Kondilli.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Çekaj e ka dorëzuar padinë në SPAK (Prokuorinë e Posaçme).

Biznesmeni, për të cilin në seancën e fundit të pretencës, Prokuroia ka kërkuar 21 vite burg, pretendon se prokurori Kondilli dhe ofecirja e policisë gjyqësore, Migena Haxhia kanë falsifikuar të dhënat në TIMS (regjistri i hyrje-daljeve të shtetasve). 

Vetë Çekaj e ka quajtur një çmenduri këtë proçes gjyqsor dhe është shprehur se ai ka investuar gjithë jetën në biznesin e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se konteineri i tij është hapur me dhunë. 

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg.

Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt ddo të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine ervin kondilli migena haxhia 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine ervin kondilli migena haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2019, 10:24

VIDEO/ Dëbora e parë zbardh edhe Llogoranë

LLOGARA- Dëbora  e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në d...