Aktualitet

“Snobe ekstreme”/ Kompozitori shqiptar kundër Vera Grabockës, ironia për festivalin: “Ik ore ti, shqiptar spurdhjak, na

24 Dhjetor 2019, 08:39 Nga DOSJA
“Snobe ekstreme”/ Kompozitori shqiptar kundër Vera

Tiranë- Festivali i 58 i Këngës në RTSH ka ngjallur shumë polemika. Për këtë festival të muzikës shqiptare ka reaguar edhe kompozitori Aleksandër Vezuli, i cili në një postim në Facebook shprehet me ironi se i propozon Federatës Shqipëtare të Futbollit të marrë shembull nga festivali i 58të në RTSH-së, e të thërrasë të luajnë futboll me kombëtaren tonë, Ronaldon, Messin, Neymar.

“Propozim Federatës Shqipëtare të Futbollit.I propozoj Federatës Shqipëtare të Futbollit të marrë shembull nga festivali i 58të në RTSH e të thërrasë të luajnë futboll me kombëtaren tonë, Ronaldon, Messin, Neymar. Dëgjova disa zëra që thonë: “Por jo more z. Aleksandër ata nuk pranohen të luajnë se s’kanë nënshtetësinë shqiptare”. Çfarë flisni ore! Keni luajtur nga mendja ju?”, shprehet ai. 

Pak ditë më parë kompozitori reagoi ndaj Vera Grabocës, duke e quajtur snobe ekstreme, pasi iu refuzua pjesëmarrja në festivalin e këngës.

“Kushedi ç’mendonte Vera Grabocka, kjo snobe ekstreme, kur dorëzova këngën time për festival “Një Urim, Një Bekim Për Shqipërinë”. “Ik ore ti, shqiptar spurdhjak! Do urosh ti për Shqipërinë. Na kërkon dhe bekim, pa le. E di ti që kemi të huajt ne që na kanë bekuar gjithë jetën” Le të mendojë ç’të dojë ajo, unë “Këtë këngë pa rreshtur do të këndoj, o vendi im” siç thotë dhe një varg i kësaj kënge.”, tha ai.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika. Nuk kanë munguar reagimet e Elvana Gjatës dhe Alketa Vejsiut pas marrjes së çmimit nga Arilena Ara. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll