Aktualitet

Moti i keq në vend/ Përplasen anijet e peshkimit në Vlorë, dëme në Radhimë e Orikum (VD)

24 Dhjetor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Moti i keq në vend/ Përplasen anijet e peshkimit në Vlorë,

VLORË– Vendi ynë që prej dy ditëve të para është përfshirë nga moti i keq. Në Vlorë anijet e peshkimit janë përplasur me kalatën nga dallgëzimi i lartë në det. Ndërsa, në Radhimë janë dëmtuar disa anije peshkimi. Po ashtu dëme ka pasur edhe në pajisjet e peshkimit në Orikum. Prej disa ditësh, situata në Vlorë ka qenë problematike për shkak të motit të keq.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga një moti i keq me shira të shumtë, duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Në disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtyrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demtohen anijet e peshkimit moti i keq ne shqiperi vlore demtohen anijet e peshkimit moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll