Aktualitet

“Juria shqiptare e korruptuar”/ Rita Petro: Ndihem e fyer, na vjen keq që na ndanë, votimi ishte i pastër

24 Dhjetor 2019, 10:16 Nga DOSJA
“Juria shqiptare e korruptuar”/ Rita Petro: Ndihem e fyer, na vjen

TIRANË- Shkrimtarja Rita Petro është shprehur e indinjuar dhe e fyer, pasi faji iu hodh jurisë për mënyrën e votimit në Festivalin e RTSH. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëake Up”, Rita kërkoi reagim publik institucional dhe respektim të vendimit të jurisë.

Ndër të tjera ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua, si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam. Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,”- tha Rita Petro.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festivali i 58-të i rtsh rita petro festivali i 58-të i rtsh rita petro

Sondazh

Poll