Aktualitet

Sot në azil, gjykata merr vendimin për padinë e Tufës për Brahon: S’ka fakte, akuza e shpifjes bie, bie

24 Dhjetor 2019, 11:16 Nga DOSJA
Sot në azil, gjykata merr vendimin për padinë e Tufës

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen mes Agron Tufës, ish-drejtor i ISKS, sot në azil dhe Spartak Brahos, deputet i Partisë Socialiste. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqtari Sokol Pasho, ka pushuar çështjen, pasi sipas gjykatës nuk provohet vepra penale për fyerje dhe shpifje, dhe se padia e Tufës nuk përmbush kushtet ligjore.

Më 24 prill, Agron Tufa, paditi në gjykatë deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Kjo është padia e dytë që bëhej nga Tufa për Brahon, ndërkohë që në këtë padi përfshihen edhe të tjerë emra të cilët janë përfshirë në debatin mes tyre, duke sulmuar Tufën nëpër shkrime në rrjete sociale dhe gazeta.  “T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” -tha Tufa para mediave në muajin prill. 

Si nisi përplasja Tufa-Braho që çoi në azil publicistin?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinw.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës. E për të vijuar jo më larg se disa javë më parë, kur Tufa botoi historinë e një gruaje, të cilës gjatë regjimit i kishin marrë fëmijën, e sipas Tufës, fëmija u përdor nga diktatori Enver Hoxha për të t’i marrë gjakun, (një teori kjo e paprovuar në fakte, por në histori dhe akuza të ndërsjellta).  Ishte kjo histori që solli irritimin dhe kërcënimet e tjera ndaj Tufës nga adhuruesit e diktatorit Enver Hoxha, që e çoi atë në Zvicër ku po qëndron bashkë me gruan dhe 5 fëmijët dhe hera-herës bën reagime për situatën politike në vend.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa spartak braho tufa padit brahon agron tufa spartak braho tufa padit brahon

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2019, 10:24

VIDEO/ Dëbora e parë zbardh edhe Llogoranë

LLOGARA- Dëbora  e parë ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në d...