Sport

FIFA zbulon rregullat e reja të Kupës së Botës për Klubet 2025…

Sapo janë bërë zbulimet e reja për Botërorin e ardhshëm të Klubeve.

6 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

FIFA zbulon rregullat e reja të Kupës së Botës për

ZVICER - Një garë e re në horizont, që po i bën njerëzit të flasin. Nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025, 32 skuadra do të marrin pjesë në Kupën e ardhshme të Botës për klube. Mes tyre, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Chelsea, por edhe Inter Miami i Lionel Messit.

Por këtë të martë, FIFA bëri zbulime të mëdha për rregullat e reja organizative, që do të zbatohen për zhvillimin e duhur të garës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. 

Rregullat e reja të FIFA-s…

Këtu janë rregullat e reja të FIFA-s që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit, që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm të Klubeve:

● Klubet pjesëmarrëse do të paraqesin një listë përfundimtare prej të paktën 26 lojtarësh dhe maksimumi 35 (të paktën 3 duhet të jenë portierë).

● Një maksimum prej 26 lojtarësh (11 startues dhe maksimumi 15 zëvendësues) do të thirren për të luajtur çdo ndeshje.

● Asnjë futbollist nuk do të mund të luajë për dy ekipe të ndryshme në Botëror.

● Klubet mund të bëjnë ndryshimet e mëposhtme në listën përfundimtare: a) Klubet mund të zëvendësojnë lojtarët, kontrata e të cilëve ka skaduar natyrshëm gjatë garës; b) klubet mund të shtojnë maksimum 2 lojtarë të rinj në listën përfundimtare, të cilët nuk do të merren parasysh gjatë llogaritjes së maksimumit prej 35 lojtarësh.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2024, 10:00

Carlo Ancelotti: "Jam i shqetësuar"...

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas humbjes (1-3) ndaj Milanit, ka folur për Movistar +: “Jam i shqetësuar dhe d...