Sport

VIDEO / Juventusi ngec në Francë, Zhegrova sërish protagonist!

Ndeshja e radhës europiane do të luhet në javën e fundit të muajit nëntor në Birmingham kundër Aston Villas.

5 Nëntor 2024, 23:17 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi ngec në Francë, Zhegrova sërish protagonist!

FRANCE - Juventus nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Lille në javën e katërt të Champions League dhe u ngjit në kuotën e 7 pikëve në renditje, duke mbetur në zonën e playoff-it. Bardhezinjtë luajtën një pjesë të parë të mirë, ju anulluan dy gola për pozicion jashtë loje, por përfunduan 45 minutëshin me një gol në disavantazh që erdhi pas një super asisti të shqiptarit Edon Zhegrova.

Në pjesën e dytë skuadra e Mottas mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 60-të gjeti barazimin e merituar me penalltinë e fituar nga Conceiçao dhe shndërruar në gol nga Vlahovic.

Ky rezultat i barabartë 1-1 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit. Ndeshja e radhës europiane do të luhet në javën e fundit të muajit nëntor në Birmingham kundër Aston Villas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll