Sport

Inzaghi: "Arsenali është ndër favoritët për fitimin e Champions League. Premier League më intrigon, por jam mirë te Interi"

Trajneri zikaltër flet për ndeshjen e Champions League kundër ‘Topçinjve’

6 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Inzaghi: "Arsenali është ndër favoritët për

ITALI - Pasi fitoi 7 pikë në tre ndeshjet e para, Interi pret në San Siro Arsenalin, i cili nuk po kalon një moment të mirë, por gjithmonë ka dalë mirë në Champions League. 

"Ne takojmë një ekip ndër më të mirët në Evropë, shumë të njohur me një trajner të madh, - shpjegoi Simone Inzaghi në konferencën për shtyp.

Nëse e shihni Arsenalin në mesin e 100 skuadrave, pa e ditur emrin e tyre, i njihni. Ata luajtën dje luftuan në dy kampionatet e fundit të Premier league pikë për pikë me Manchester Cityn. Mendoj se Arsenali është një nga më të fortat në Evropë, ndër favoritët së bashku me Realin dhe Cityn: është nga ato skuadrat, që së bashku me Bayernin, luajnë vetëm për fitore”.

Për Premier League? "Nuk e mohoj që ka pasur mundësi, jo vetëm tani te Interi, por edhe kur isha te Lazio. Por për momentin jam shumë i lumtur këtu. Më pëlqen, më intrigon, por tani unë jam te Inter, një nga skuadrat më të mira në Evropë. Nuk ka siguri për të ardhmen,”- u shpreh Inzaghi në konferencën për shtyp për ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll