Sport

VIDEO / Milani bën të vuaj Realin e Madridit në shtëpi!

Me shifrat 1-3 kuqezinjtë largohen nga Madridit duke marrë tre pikë shumëtë rëndësishme në aspektin sportive dhe moral.

5 Nëntor 2024, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO / Milani bën të vuaj Realin e Madridit në shtëpi!

SPANJE - Milani bën të vuaj Realin e Madridit në shtëpi. Në “Santiago Bernabeu” u zhvillua mbrëmjen e sotme sfida më e rëndësishme e raundit të katërt të Champions League mes Realit të Madridit dhe Milanit. Nuk kalon shumë dhe në minutën e 12-të vjen goli surprizë, që bën të heshtë ‘Bernabeu”. Thiaw kalon kuqezinjtë në avantazh, pasi shënon me kokë nga një goditje këndi në portën e madrilenëve.


Avantazhi i italianëve zgjat pak, pasi në të 24’ Vinicius Junior kthen baraspeshën me golin e realizuar nga pika e bardhë e 11 metrave.


Sërish Milani shënon për të kaluar në avantazh, me Moratën në minutën e 38-të.


Në pjesën e dytë, Rejinder realizon edhe golin e tretë për Milanin, duke bërë një mbrëmje të paharrueshme për italianët në mitikun “Bernabeu”.


Dhe me këto shifra 1-3 kuqezinjtë largohen nga Madridit duke marrë tre pikë shumëtë rëndësishme në aspektin sportive dhe moral.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll