Sport

Surpriza të mëdha në Champions League, mundet City me 4 gola, po ashtu edhe Leverkuseni!

Në Anfield, Liverpool mundi Leverkusen 4-0 me tre golat e Diaz dhe Gakpo , Malen i dha Dortmund një fitore 1-0 ndaj Sturm Graz.

6 Nëntor 2024, 00:53 Nga DOSJA
Surpriza të mëdha në Champions League, mundet City me 4 gola, po

ANGLI - Mbrëmje surprizash në Champions League: përveç Milanit, edhe Sporting bëri çudinë duke mposhtur Cityn 4-1, me Gyokeres që shënoi 'hat-trick' dhe Haaland humbi një penallti. Në Anfield, Liverpool mundi Leverkusen 4-0 me tre golat e Diaz dhe Gakpo, Malen i dha Dortmund një fitore 1-0 ndaj Sturm Graz.

SPORTING LISBON-MANCHESTER CITY 4-1
Surpriza kryesore e mbrëmjes vjen nga Lisbona, ku Sporting mposht Cityn 4-1 me një përmbysje të pabesueshme. Megjithatë, kampionët në fuqi të Anglisë kaluan në epërsi pas vetëm katër minutash: Foden vodhi topin nga Morita dhe gjuajti me këmbën e majtë në shtyllën e afërt duke zhbllokuar takimin.

Sfida mes dy prej sulmuesve të parë më të mirë për momentin i shkon gjithsesi Gyokeres. Suedezi fiton duelin në distancë me Haaland dhe barazon në minutën e 38-të me një asistim të Quendas. Dhe me këto shifra 1-1 u mbyll pjesa e parë. Por ajo që ndodhi në të dytën ishte më e pabesueshme, nga minuta e 46' deri në të 49', portugezët kaluan në epërsi me shifrat 3-1 falë penalltisë së Araujo dhe Gyokeres, i cili shënoi dygolësh.

Megjithatë ndeshja nuk ishte e mbyllur pasi djemt e Guardiolës e patën mundësinë të ngushtonin diferencën dhe të rihapnin ndeshjen, por norvegjezi Haaland gabon në mënyrë sensacionale penalltinë. Ndërkohë që City nuk arriti të rihap ndeshjen, Gyokeres shënon trigolëshin e tij falë një tjetër penalltie dhe Sporting arrin në këtë mënyrë të bëjë surprizën e madhe në këtë mbrëmje të Champions League.

LIVERPOOL-LEVERKUSEN 4-0
Liverpooli konfirmon veten përpara të gjithëve në renditje (në pritje të Aston Villas) falë rezultatit spektakolar 4-0 ndaj Leverkusenit, edhe pse në pjesën e parë Reds u drodhën vetëm disa sekonda para pushimit për shkak të një goli të anuluar të Frimpong për prekje të topit me dorë. Në minutën e 60-të skuadra e Slot merr epërsinë.

I shkëlqyeshëm përmes topit pas vijës mbrojtëse të Jones, Diaz kontrollon dhe e kalon Hradecky me një lehtësisht. Dhe katër minuta më vonë erdhi goli i dytë, këtë herë me Gakpo, i cili goditi me kokë në krosim të Salah nga e djathta, me arbitrin që e anuloi por pas rishikimit në VAR, goli rezultoi i rregullt dhe shifrat e ndeshjen shkuan në 2-0.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Liverpool shfrytëzoi rastin për të thelluar avantazhin dhe e bën këtë me dygolëshin e Luis Diaz në minutat e 83 dhe 92. Me shifrat 4-0 u gjunjëzuan kështu kampionët e Gjermanisë që ,mbeten në kuotën e 7 pikëve.

DORTMUND-STURM GRAZ 1-0
Nënkampionët në fuqi të Europës, Dortmundi mundi Sturm Graz 1-0 për të ngjitur në kuotën e 9 pikëve, me tre fitore në katër ndeshje. Verdhezinjtë e zgjidhën ndeshjen vetëm në fund, pasi austriakët i rezistuan tentativave të Guirassy dhe Beier madje ju afruan edhe portës së gjermanëve për ta rrezikuar.

Pjesa e dytë hapet me Schlotterbeck që sfidon Scherpen dhe Brandt por goditja e tij përfundon jashtë, më pas në minutën e 85-të ndeshja vendoset. Malen e bëri këtë, duke hyrë në lojë në minutën e 67-të dhe duke u treguar vendimtarë 18 minuta më vonë. Yalcouye gaboi gjatë daljes, Guirassy e rikuperoi topin dhe i shërbeu holandezit, i cili mundi Scherpen dhe i bëri gjermanët të fluturojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll