Sport

Simeone përkëdhel sulmuesin Griezmann: “Do të shijojmë çdo moment të tij deri në ditën që ai të largohet”...

“Një ditë më thoshte se arriti në 400 ndeshje, dhe unë isha trajneri që e detyrova të luajë 400 herë teksa ai vazhdon të na japë talentin, hierarkinë, personalitetin”

6 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Simeone përkëdhel sulmuesin Griezmann: “Do të shijojmë

SPANJE - Dhjetorin e ardhshëm për Diego Simeonen do të bëhen 13 vite te Atletico Madridit. Një epokë, ajo e ‘Cholo’, e cila duket se ende nuk dëshiron të përfundojë, pavarësisht thashethemeve të ndryshme që binin nga qielli gjatë qëndrimit të tij si trajner i bardhekuqve.

Megjithatë, trajneri i Atleticos nuk donte ta përqendronte vëmendjen tek vetja, në imazhin simbolik që ai përfaqëson për botën. “Nuk kam asgjë të çuditshme për të komentuar, - tha Simeone në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër PSG-së në Champions League, - vetëm se atë që bëj, e bëj me pasion.

Kam patur fatin e madh që kam punuar me një staf teknik që më ka ndihmuar shumë, kam patur një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh dhe fati i madh i të qenit pjesë e një klubi që më ka mbështetur gjithmonë me pritshmëritë që kishim për të fituar idetë dhe njerëzit që më kanë dashur dhe respektuar gjithmonë”.

Duke folur për ikonat e Atleticos, Simeone mori një moment për të thënë fjalë të ëmbla për Antoine Griezmann: "I detyrohem vetëm mirënjohje. E takuam kur ishte 22 vjeç, kur mbërriti në klub. U rritëm bashkë të dy, në klubin e tij dhe në kombëtaren e tij.

Një ditë më thoshte se arriti në 400 ndeshje, dhe unë isha trajneri që e detyrova të luajë 400 herë dhe ai vazhdon të na japë talentin, hierarkinë, personalitetin… Ne do të shijojmë çdo moment, për sa kohë që ai është me ne dhe kur të vijë dita që ai duhet të largohet, ne do ta shoqërojmë, sepse ai do të jetë një nga më të mirët në historinë e Atléticos”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll