Sport

Starton java e Champions League me 9 gola në 2 ndeshje!

Me 7 pikë të siguruara pas 4 ndeshjeve të para, skuadra e Arbër Hoxhës, i cili luajti minutat e fundit, kanë mundësi reale të kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut.

5 Nëntor 2024, 21:07 Nga DOSJA
Starton java e Champions League me 9 gola në 2 ndeshje!

KROACI - Ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampioneve kanë parë të shënohen një lumë golash me rezultate shumë të rëndësishme për formulën e ri te të turneut.

Dinamo Zagreb ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm teksa ka mundur me shifrat 4-1 Slovan Bratislavën në fushë e kësaj të fundit.

Me 7 pikë të siguruara pas 4 ndeshjeve të para, skuadra e Arbër Hoxhës, i cili luajti minutat e fundit, kanë mundësi reale të kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut.

Ndërkohë, PSV i ka dhënë një leksion futbolli spanjollëve të Gironës, teksa i ka mundur me shifrat 4-0 në Holandë, duke komplikuar ecurinë e këtij ekipi në këtë turne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll