Sport

VIDEO/ Festa e tij shkon keq... por Mourinho edhe një herë sulmon arbitrimin: “Ne po luftojmë kundër sistemit. Po ta dija”...

Trajneri portugez 'shpërthen' pas fitores së vështirë (3-2) ndaj Trabzonspor në 90'+12, por festimi... shkoi keq

5 Nëntor 2024, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Festa e tij shkon keq... por Mourinho edhe një herë sulmon

TURQI - Pikërisht me golin e Amrabatit, në mesin e kohës së shtuar (90'+12), Fenerbahçe kaloi 3-2 ndaj Trabzonsporit, moment ky që shkaktoi festime të shumta nga skuadra e Stambollit, me José Mourinhon që shpërtheu në festimet euforike.

Ishte një lojë e ngushtë dhe e ashpër, siç e tregon edhe vetë rezultati, ku të dyja skuadrat u ngritën përballë ekipit të arbitrave të drejtuar nga Oguzhan Çakir.

Në fund të ndeshjes, Trabzonspor përfundoi duke shfaqur të gjithë pakënaqësinë e tyre me një postim në rrjetet sociale dhe nga ana e Fenerbahçes ishte vetë trajneri portugez ai që drejtoi gishtin duke bërë deklarata shpërthyese.

"Ne nuk duam Atilla Karaoglan (VAR) në lojërat tona përsëri. Ne po luftojmë sistemin! Nuk e pamë Atilla Karaoglan në fushë, ishte një gjyqtar i ri në ndeshje, por arbitri prapa ishte Karaoglan. Ai ia doli të bëhej njeriu më i rëndësishëm i ndeshjes nga një njeri i padukshëm,”- tha 'Special One' në zonën e intervistës së shpejtë... por që nuk do të ndalej me kaq.

"Ata më thanë diçka dhe unë nuk e besova, por është më keq se sa më thanë. Është e vështirë, është e vështirë. Kemi luajtur kundër kundërshtarëve të mirë, por kemi luajtur edhe kundër sistemit.

Kjo është gjëja më e vështirë. Luajtëm kundër VAR-it, ndaj sistemit, kështu festuam, pasi fituam kundër njerëzve shumë, shumë të fortë. Nuk do të kisha ardhur te Fenerbahçe po ta kisha ditur se është kështu”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll