Sport

Martin Odegaard në radhët e Arsenalit për sfidën me Interin në Champions League...

I rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës, Martin Odegaard është pjesë e skuadrës së Arsenalit që do të përballet me Interin të mërkurën në Champions League (21:00). Ai kishte munguar në fushë që në fillim të shtatorit.

5 Nëntor 2024, 18:16 Nga DOSJA

Martin Odegaard në radhët e Arsenalit për sfidën me Interin

ANGLI - Martin Odegaard, i dëmtuar në kyçin e këmbës më 9 shtator gjatë fitores së Norvegjisë ndaj Austrisë në Nations League (2-1), është rikuperuar.

Playmakeri i Arsenalit është pjesë e grupit që do të udhëtojë drejt Milanos për ndeshjen ndaj Interi në Champions League të mërkurën (21:00).

Nga ana tjetër, mesfushori Declan Rice u detyrua të tërhiqej. Viktimë e një problemi fizik, anglezi nuk u stërvit të hënën dhe nuk do të jetë pjesë e fushatës anti-Inter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll