Sport

Kartoni verdhë, një kërcënim i madh për Luka Modric në përballjen ndaj Milanit...

Një rrezik i madh qëndron mbi Luka Modric përpara ndeshjes së sotme në Champions League kundër Milanit.

5 Nëntor 2024, 18:50 Nga DOSJA
Kartoni verdhë, një kërcënim i madh për Luka Modric

SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të marte, Real Madrid sfidon Milanin në ditën e katërt të Champions League. Me gjashtë pikë në tre ndeshje, Shtëpia e Bardhë ka mundësinë të arrijë një rezultat të mirë ndaj kuqezinjve.

Megjithatë, nuk është e sigurtë, pasi Merengue do t'i afrohet kësaj sfide, pas një shuplake monumentale nga Barcelona në ‘El Clasico’ (0-4). Gjithsesi, në ndeshjen e sotme do të duhet të jetë i kujdesshëm kroati Luka Modric.

Modric pezullohet ndaj Liverpoolit, në rast të një të verdhe!

Ndërsa mund të rreshtohet si titullar këtë mbrëmje nga Carlo Ancelotti, i cili gjithmonë tregon besim tek ai, kapiteni madrilen nuk duhet të marrë karton të verdhë. Nëse kjo ndodh, atëherë ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme kundër Liverpoolit.

Kujtojmë se kampionët në fuqi të Europës do të udhëtojë në Anfield më 27 nëntor në kuadër të ditës së pestë. Mjafton të thuhet se kroati do të duhet të jetë i kujdesshëm ndaj kuqezinjve të Milanit, përndryshe do të humbasë këtë përballje me Reds...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll