Politike

"Të braktisësh parlamentin do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile", Bardhi: E bëmë atë gabim në 2019, nuk do të ndodhë më

Bardhi u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, dhe shtoi se sa herë të shkelen të drejtat e opozitës, grupi parlamentar do reagojë. 

5 Nëntor 2024, 13:09 Nga r.ll
"Të braktisësh parlamentin do të thotë ndërprerje
gazment bardhi

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi u pyet nëse opozita do ta braktisë parlamentin. Ai tha se të ikësh nga parlamenti do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile dhe nga përballja me qeverinë. Bardhi u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, dhe shtoi se sa herë të shkelen të drejtat e opozitës, grupi parlamentar do reagojë. 

“Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti, ikja nga Parlamenti do të thotë që të ikësh nga mosbindja civile, do të thotë që të ikësh nga përballja me Qeverinë. Ne nuk bojkotojmë institucionet, por do të reagojmë rast pas rasti. Sa herë të ketë shkelje të të drejtave të opozitës, do të shikoni grupin parlamentar të reagojë. Ne jemi penguar të futemi në Kuvend, përballja me Gardën nuk ka qenë vendimmarrje e opozitës, por e mazhorancës. Ne kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesë në seancat plenare. Kemi bërë njëherë gabimin në 2019, nuk e përsërisim më. Edi Rama ka frikë nga përballja, një frikacak që fshihet pas Elisës. Ne do të jemi në Komisione, për tu përballur me Qeverinë dhe mazhorancën”, tha Bardhi.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll