Sport

Kun Aguero siguron: “Leo Messi do të arrijë në Botërorin 2026”. Por me një kusht…

Një nga ish-shokët e tij të skuadrës te Albiceleste, Kun Agüero, ka besim se ylli argjentinas, do të jetë në Kupën e Botës të planifikuar midis Meksikës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara

5 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Kun Aguero siguron: “Leo Messi do të arrijë në

ARGJENTINE - Ndoshta askush nuk është ende gati për një futboll pa Leo Messin. Ylli argjentinas, kampioni i Botës 2022, është thelbi i këtij sporti dhe edhe në moshën 37-vjeçare, ai nuk pushon së mahnituri.

Në verë ‘Pleshti’ fitoi Kupën e Amerikës për here të dytë radhazi, me Inter Miami, ‘Mburojën e Mbështetësit’ dhe tani synon triumfin në play-off për të ngritur titullin e MLS në qiell. Me kombëtaren e Argjentinës, megjithatë, Leo Messi nuk i ka vënë vetes asnjë kufi për momentin dhe gjithçka jep shpresë për praninë e tij në Botërorin 2026.

Për të forcuar këtë tezë, ishte një nga ish-shokët e tij të skuadrës te Albiceleste, Kun  Agüero, i cili shprehu besim dhe ndjenjat më të mira për Kupën e Botës të planifikuar midis Meksikës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara:

"Unë besoj se Messi do të arrijë në Kupën e Botës 2026, - u shpreh ish-lojtari i Manchester Cit. - Sulmuesi i Inter Miamit ka nisur një sezon të mirë, ai kujdeset shumë për veten e tij dhe unë besoj se ai do të jetë në Kupën e Botës 2026, sepse kujdeset mjaftueshëm”.

Në intervistën e dhënë për 433, Leo Messi iu përgjigj një sërë temave interesante, nga e ardhmja e tij deri tek mundësia e qartë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026:

“Shpresoj ta përfundoj mirë këtë vit dhe ta nis mirë vitin e ardhshëm, duke bërë një përgatitje e mirë, të cilën nuk munda ta bëja vitin e kaluar për shkak të udhëtimeve të shumta që bëmë. Unë nuk dua të mendoj për më tutje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll