Sport

Neymar është i pafat, dëmtohet sërish, në ndeshjen e dytë të rikthimit!

Ndeshja e ardhshme e Al-Hilal do të jetë më 26 nëntor, duke i dhënë kohë të mjaftueshme brazilianit për t’u rikuperuar.

4 Nëntor 2024, 23:50 Nga DOSJA
Neymar është i pafat, dëmtohet sërish, në ndeshjen e

ARABI SAUDITE - Neymar është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal.

Neymar u largua nga loja për shkak të një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej dëmtimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë. Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave, duke ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e tij.

Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. tentoi të pranojë një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymari e kapi këmbën e tij dhe sinjalizoi për një zëvendësim. Duket se ai po vuan nga një problem i vogël muskulor dhe jo diçka e madhe e serioze për Al-Hilal. Megjithatë, për të qartësuar situatën e Neymarit, klubit saudit i duhet të dalë me një deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndeshja e ardhshme e Al-Hilal do të jetë më 26 nëntor, duke i dhënë kohë të mjaftueshme brazilianit për t’u rikuperuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll