Sport

Dinamo turpëron Elbasanin në shtëpi 5-0!

Me këtë fitore skuadra e Dajës ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë ndërsa vendasit ngelin në vendin e 5-të me 16 pikë.

4 Nëntor 2024, 23:55 Nga DOSJA
Dinamo turpëron Elbasanin në shtëpi 5-0!

ELBASAN - Dinamo ka turpëruar në shtëpi Elbasanin, pasi e mposhti me shifrat e thella 5-0. Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga Zabërgja dhe në të 31-ën Meksi i dyfishoi ato.

Më pas Zabërgja realizoi sërish duke e vulosur pjesën e parë me 3 gola. Në pjesën e dytë Elbasani jo vetëm që nuk reagoi por pësoi sërish, kësaj here nga Bregu i cili shënoi dygolësh.

Tigrat verdheblu u larguan nga stadium pa përfunduar ndeshja me një zhgënjim të madh. Me këtë fitore skuadra e Dajës ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë ndërsa vendasit ngelin në vendin e 5-të me 16 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll