Sport

"Amorim duhet ta kuptojë se çfarë nuk shkon me Manchester United, përndryshe edhe ai do të përfundojë si të tjerët"

Ish-mbrojtësi i krahut Gary Neville nuk ka dyshim se Rúben Amorim do të ketë një detyrë shumë të komplikuar për t'i rikthyer ‘Djajtë e Kuq’ në rrugën e duhur…

5 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

"Amorim duhet ta kuptojë se çfarë nuk shkon me Manchester

ANGLI - Gary Neville shikon me frikë të tashmen e Manchester United, një klub për të cilin ai ishte legjendë, dhe beson se Bruno Fernandes ka qenë nënshkrimi i vetëm i nivelit të lartë, që kur Sir Alex Ferguson u largua nga Old Trafford në 2013.

Ish-mbrojtësi i krahut nuk ka dyshim se Rúben Amorim do të ketë një detyrë shumë të komplikuar për t'i rikthyer ‘Djajtë e Kuq’ në rrugën e duhur: "Ai duhet të nxjerrë më të mirën nga lojtarët dhe ata duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur në 10 vitet e fundit.

Klubi nënshkroi me shumë lojtarë që kishin një treg transferimi, por që kur arritën në Manchester United nuk performuan siç pritej. Pse? Mund të jetë faji i trajnerëve, vetë lojtarëve ose mjedisit, por çfarëdo që të jetë, Amorimi, është ai do të duhet ta ndryshojë atë, përndryshe do të përfundojë si paraardhësit e tij,"- shpjegoi ai për Sky Sports UK.

Më pas ai lavdëroi Bruno Fernandes. "Ka pasur trajnerë që kanë provuar dhe kanë fituar diçka, lojtarë me potencial të madh, që menduam se do të ishin nënshkrime të mira. Me sa di unë, në 10 vitet e fundit vetëm Bruno Fernandes ka bërë më shumë nga sa prisja. Nuk më kujtohet ndonjë një lojtar tjetër dhe shumë miliona janë shpenzuar në këto 10 vjet të fundit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll