Sport

Superiorja/ Partizani befasohet, Teuta e barazon ‘in extremis’

Vetëm barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”. Partizani barazohet me pikë në krye me Vllazninë

5 Nëntor 2024, 02:18 Nga DOSJA

Superiorja/ Partizani befasohet, Teuta e barazon ‘in extremis’

TIRANE - Partizani nuk u beson syve, Teuta e ka barazuar 1-1 në fund, më konkretisht në minutën e 95-të në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.

Të kuqtë arritën ta gjejnë avantazhin në minutën e 9-të me anë të Carës dhe në minutat në vazhdim u munduan ta administrojnë lojën. Krijuan disa mundësi shënimi për të mbyllur llogaritë në këtë sfidë, por gabimet para portës kundërshtare ishin evidente.

Nga ana tjetër, Teuta rriti ritmin në minutat e fundit dhe arriti të fitojë një 11-metërsh pas ndërhyrjes së VAR. Ishte pikërisht minuta e 95-të, episod në të cilin Lloci arriti të kthejë në gol nga pika e bardhë e penalltisë për një barazim përfundimtar 1-1.

Një fitore që i ikën nga duart Partizanit, që të barazohet me pikë me Vllazninë (me nga 21 pikë). Teuta largohet me një pikën nga Tirana dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll