Sport

Juric në 'pritje' të shkarkimit nga Roma: Roberto Mancini pasardhës i mundshëm…

Friedkins duhet të vendosi: Edhe Ranieri në ‘pole’

5 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Juric në 'pritje' të shkarkimit nga Roma: Roberto Mancini

ITALI - Edhe pak orë pritje dhe më pas do të dihet zyrtarisht fati i Ivan Juric te Roma. Pas humbjes në Verona, trajneri kroat e drejtoi stërvitjen në Trigoria, por është në rrezik të madh të shkarkimit: Friedkins, tani në Paris, së shpejti do të vendosë se çfarë të bëjnë.

Nga ana tjetër, kalendari nuk të lë shumë kohë: të enjten verdhekuqtë do të duhet të përballen me Union Saint-Gilloise në Europa League. Shkarkimi nuk është i zyrtarizuar, por pronarët kanë ditë që shikojnë përreth.

Dhe mbetet për t'u kuptuar nëse dëshira e Dan dhe Ryan Friedkin është të mbështeten te një e shkuar (Ranieri do të ishte në pole position) apo të nisin një projekt të ri me një fytyrë të rëndësishme në krye. Një rikthim për Daniele De Rossi është pothuajse plotësisht i përjashtuar .

Duke folur për një projekt të ri, klubi tashmë ka intervistuar disa teknikë, të gjithë të huaj. Kontakti i parë, nëpërmjet një agjencie të specializuar rekrutimi (Retexo), do të ishte me Paulo Sousa-n, aktualisht në krye të Shabab Al-Ahli (klub i Dubait). Emrat e tjerë në listë? Terzic, Potter dhe madje edhe Lampard. 

Megjithatë kujdes nga një kandidaturë që do të ishte e bujshme: ajo e Roberto Mancinit.  Ish-trajneri italian, i ndarë së fundmi me Arabinë Saudite, ka një dëshirë të madhe për t'u rikthyer në aksion. Por për momentin, konfirmon Il Messaggero, 59-vjeçari nga Jesi, ende nuk është kontaktuar nga klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll